Takimi i punës i zhvilluar në Tiranë - vazhdimi i bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Në datat 9 dhe 10 nëntor 2021, u zhvillua në Tiranë një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Këshillit të Inspektimit dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), zyra në Tiranë.
Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i aktiviteteve për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Inspektimit dhe BERZH-it, në drejtim të dixhitalizimit dhe automatizimit të procedurës së inspektimit dhe funksionimit të shërbimeve të inspektimit.