MBLEDHJE PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT MIDIS KËSHILLIT INSPEKTIVOR DHE SHËRBIMEVE INSPEKTUESE


Në periudhën e ardhshme Këshilli Inspektues planifikon të mbajë takime me shërbimet inspektuese, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit. Më datë 25.04.2023 është mbajtur takimi me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë. Në takim u theksua rëndësia dhe dobia e mjetit të ri për zbatimin elektronik të mbikëqyrjes inspektuese, E-Inspector. Duke qenë se moduli për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë është ende në zhvillim e sipër, në takim u diskutua për çështjet e hapura lidhur me specifikat e Inspektoratit dhe problemet e konstatuara, pas së cilës u nxorrën konkluzione për tejkalimin e tyre. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë që ofron platforma LMS në drejtim të ngritjes së trajnimeve të specializuara për nevojat e inspektorateve. Në takim u konstatua se rëndësia e mbajtjes së takimeve të tilla në baza të rregullta është thelbësore për funksionimin dhe veprimin efikas dhe efektiv si të Këshillit Inspektues ashtu edhe të shërbimeve inspektuese.

Web portali u zhvillua me mbështetjen e Projektit BERZH - "Mbështetje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të inspektimit në Maqedonisë së Veriut". Informacioni i botuar në këtë faqe në internet nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose Qeverisë së Luksemburgut.

Rruga Dame Gruev nr. 3 Blloku 2, Dyqani 5

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni i kontaktit: +389 02 310 30 30

Adresa e emailit: contact@is.gov.mk