Mbahet takimi mes Këshillit të Inspektimit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim


Më datë 24 mars 2022 në ambientet e Këshillit të Inspektimit u zhvillua mbledhja fillestare për zgjerimin e bashkëpunimit mes Këshillit të Inspektimit dhe BERZH. Qëllimi i fazës së tretë të këtij bashkëpunimi është zbatimi i projektit të ri – E-inspektor – vazhdimi i mbështetjes për reformat inspektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë Presidentja Magdalena Filipovska Grashkoska, anëtarë të Këshillit Inspektues dhe Drejtuesja Operacionale dhe Menaxhere e Projektit Endrita Xhaferaj nga zyra e BERZH në Tiranë, Shqipëri.

Në takim u theksuan bashkëpunimi dyvjeçar i suksesshëm mes BERZH dhe Këshillit të Inspektimit, rezultatet e arritura, si dhe synimet dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit të ri. Projekti parashikon zhvillimin e 13 moduleve të reja për dixhitalizimin dhe automatizimin e procedurës së inspektimit dhe mbikëqyrjen për 13 inspektorate, me qëllim rritjen e transparencës dhe uljen e mundësive për korrupsion. Projekti do të realizohet brenda 18 muajve.

Web portali u zhvillua me mbështetjen e Projektit BERZH - "Mbështetje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të inspektimit në Maqedonisë së Veriut". Informacioni i botuar në këtë faqe në internet nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose Qeverisë së Luksemburgut.

Rruga Dame Gruev nr. 3 Blloku 2, Dyqani 5

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni i kontaktit: +389 02 310 30 30

Adresa e emailit: contact@is.gov.mk