MEXHIT JUSUFI




Тел.: 070270549
Е-маил: m.jusufi@is.gov.mk

Anëtar i Këshillit të Inspektimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë, veterinarisë dhe sigurisë ushqimore nga data 3.10.2021.
Lindur më 05.12.1978 në Zajas.
Diplomuar në vitin 2007, në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “St. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Provimin e noterisë e ka dhënë në vitin 2012 dhe provimin e drejtësisë në vitin 2017.
Krahas shqipes amtare, ai përdor në mënyrë aktive maqedonishten dhe anglishten.
Nga korriku deri në shtator 2021 punon si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve.
Nga viti 2018-2020 ka punuar në Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si nënkryetar i Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga viti 2016-2018 ka punuar në Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga viti 2013-2016 ka punuar në Komunën e Kërçovës, si Udhëheqës i Sektorit për Çështje Normative Juridike dhe të Përgjithshme, 2010 – 2013 ka punuar në Komunën e Zajasit si Udhëheqës i Sektorit për Çështje Normative Juridike dhe të Përgjithshme, ndërsa nga viti 2009. deri në vitin 2010 ishte inspektor komunal për çështje komunale në Komunën e Zajasit.
Ndërmjet viteve 2005 dhe 2008 ka punuar në sektorin privat si këshilltar për çështje juridike, menaxhim dhe burime njerëzore dhe çështje gjyqësore.




Web portali u zhvillua me mbështetjen e Projektit BERZH - "Mbështetje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të inspektimit në Maqedonisë së Veriut". Informacioni i botuar në këtë faqe në internet nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose Qeverisë së Luksemburgut.

Rruga Dame Gruev nr. 3 Blloku 2, Dyqani 5

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni i kontaktit: +389 02 310 30 30

Adresa e emailit: contact@is.gov.mk