Trajnimi i inspektorëve për aplikimin e sistemit E-Inspector


Në periudhën nga data 8 deri më 12 qershor 2023 në ambientet e Qendrës së Trajnimit të Këshillit të Inspektimit janë mbajtur tre sesione trajnimi njëditore për inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Trajnimet përfshinin të gjitha funksionalitetet e sistemit, si dhe rrjedhën e procedurës së inspektimit përmes sistemit Elektronik të mbikëqyrjes inspektuese, E-Inspector.

Pas mbajtjes së trajnimit, për të testuar sistemin, secilit prej inspektorëve iu dha mundësia të kalojë një subjekt testues të mbikëqyrjes inspektuese përmes sistemit, pra lëshimin e urdhrit të inspektimit, gjenerimit të procesverbalit, vendimit, mbikëqyrjes kontrolluese.

Në kuadër të projektit dhe për të thjeshtuar aplikimin e E-Inspector, është planifikuar të krijohet një Udhëzues për aplikimin e E-inspektorit, video interaktive që shpjegojnë të gjitha funksionalitetet e sistemit, si dhe në kuadër të Programi Vjetor për Trajnime Gjenerike për Inspektorët për vitin 2024, përgatitja e një kurrikule të veçantë për E-Inspector. Njëkohësisht, inspektorët do të kenë mundësi në një periudhë gjashtëmujore të testojnë sistemin dhe të raportojnë për mosfunksionim të caktuar të tij.

Web portali u zhvillua me mbështetjen e Projektit BERZH - "Mbështetje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të inspektimit në Maqedonisë së Veriut". Informacioni i botuar në këtë faqe në internet nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose Qeverisë së Luksemburgut.

Rruga Dame Gruev nr. 3 Blloku 2, Dyqani 5

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni i kontaktit: +389 02 310 30 30

Adresa e emailit: contact@is.gov.mk