Trajnim interaktiv
Kalendari i trajnimit
Të dashur kandidatë për inspektorë, për të planifikuar sa më mirë kohën tuaj, në këtë pjesë të faqes në internet mund të shihni orarin për mbajtjen e trajnimeve interaktive, sipas dinamikës së parashikuar në Programin e Trajnimit Interaktiv për marrjen e licencës së inspektorit. Këtu, në mënyrë të qartë paraqiten orari për realizimin e përmbajtjes së Programit, kohëzgjatja e temave, mënyra e realizimit të tyre, etj.
Program interaktiv trajnimit
Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Inspektimin, ju, të dashur kandidatë për inspektorë, merrni pjesë në trajnim për marrjen e licencës së inspektorit, i cili përbëhet nga dy pjesë me një kohëzgjatje totale prej 12 muajsh. Prej tyre, tre muaj trajnim interaktiv dhe nëntë muaj punë praktike dhe trajnim gjatë punës. Programi për trajnimin tre-mujor ndërveprues miratohet nga Këshilli dhe mund ta shihni më poshtë, në mënyrë që të njiheni me kohë me përmbajtjen dhe temat që duhet të zotëroni para se të jepni provimin për marrjen e licencës për inspektor.