MBLEDHJE PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT MIDIS KËSHILLIT INSPEKTIVOR DHE SHËRBIMEVE INSPEKTUESE
Në periudhën e ardhshme Këshilli Inspektues planifikon të mbajë takime me shërbimet inspektuese, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit. Më datë 25.04.2023 është mbajtur takimi me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë. Në takim u theksua rëndësia dhe dobia e mjetit të ri për zbatimin elektronik të mbikëqyrjes inspektuese, E-Inspector. Duke qenë se moduli për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë është ende në zhvillim e sipër, në takim u diskutua për çështjet e hapura lidhur me specifikat e Inspektoratit dhe problemet e konstatuara, pas së cilës u nxorrën konkluzione për tejkalimin e tyre. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë që ofron platforma LMS në drejtim të ngritjes së trajnimeve të specializuara për nevojat e inspektorateve. Në takim u konstatua se rëndësia e mbajtjes së takimeve të tilla në baza të rregullta është thelbësore për funksionimin dhe veprimin efikas dhe efektiv si të Këshillit Inspektues ashtu edhe të shërbimeve inspektuese.