Projekti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - Zhvillimi i E-Inspektorit: Inspektimet e biznesit online në Maqedoninë e Veriut, zgjerimi i mbështetjes për reformën e inspektimeve


Data e fillimit: Shkurt 2022

Data e përfundimit: Dhjetor 2023

Qëllimi i projektit është dixhitalizimi dhe automatizimi i plotë i procedurës së inspektimit në inspektoriatet shtetërore, për të cilat është planifikuar krijimi i 13 moduleve të reja për 13 inspektorate, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e transparencës gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, si dhe zvogëlimin e mundësive për korrupsion gjatë mbikëqyrjes inspektuese. Ky projekt është vazhdimësi e projektit Pilot për automatizimin e procedurës së inspektimit të tre inspektorateve (KLSH, ISHT dhe ISHP) i lidhur ndërmjet MISA-së dhe IDEAS DEPO, dhe i mbështetur financiarisht nga USAID.

Deri më tani, në kuadër të projektit janë zhvilluar këto:

  • Analiza e mangësive për pritjen e E-Inspector,
  • Specifikimi teknik për pritjen e E-Inspector,
  • Specifikimi teknik dhe dokumentacioni i tenderit për automatizimin e procedurës së inspektimit për 13 inspektorate: Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë dhe Urbanistikës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Transportit, Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Pyjeve dhe Gjuetisë, Inspektorati Shtetëror i Pushtetit Vendor, Inspektorati Shtetëror i Inspektimit Teknik, Inspektorati Shtetëror i Këmbimit valutor, Inspektoriati i Përdorimit të Gjuhëve dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Është duke u zhvilluar procedura për përzgjedhjen e një kompanie IT që do të zhvillojë 13 modulet e reja për automatizimin e procedurës së inspektimit për 13 shërbimet e inspektimit. Thirrja publike zbatohet nga BERZH.

 

Koordinatori i projektit:

Olja Petrushevska Tomeva

Telefoni: +389 (0)78 350 800,

E-mail: o.p.tomeva@is.gov.mk

Web portali u zhvillua me mbështetjen e Projektit BERZH - "Mbështetje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të inspektimit në Maqedonisë së Veriut". Informacioni i botuar në këtë faqe në internet nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose Qeverisë së Luksemburgut.

Rruga Dame Gruev nr. 3 Blloku 2, Dyqani 5

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni i kontaktit: +389 02 310 30 30

Adresa e emailit: contact@is.gov.mk